Bota
Ankohet Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan
Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, ka akuzuar Perëndimin se gjoja po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, dhe ka pretenduar se ata po fajësojnë Moskën për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor.
Krydiplomati rus akuzoi Perëndimin se “gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit”.
“Unë jam i bindur se popujt e hemisferës ballkanike kanë kaluar nëpër tranzicione të vështira historike, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të mposhten dhe të lejojnë që Perëndimi t’i bëjë armiq të njëri-tjetrit”, deklaroi Lavrov.
Këto deklarata të Lavrov-it, vijnë në një kohë kur Ukraina, e cila po përballet me agresionin rus, përkatësisht presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ka prova se Rusia po tenton që të krijojë kriza të reja në Ballkan.
Lavroi gjithashtu u shpreh se ai inkurajon “grupet etnike në Ballkan që të jetojnë në paqe dhe të shmangin ambiciet nacionaliste” si edhe iu bëri thirrje atyre që të mos i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë, të vendosura për shkak të luftës kundër Ukrainës, vetëm, siç tha ai, “për të përmbushur disa ambicie perëndimore”.
Por deklarimet e Lavrov-it ndaj Perëndimit nuk u ndalën me kaq.
Ai akuzoi Perëndimin edhe për kontekstin që ka Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria lidhur me identitetin, ku deklaroi se “maqedonasit duhet të jetë të barabartë në kontinentin e përbashkët”.