Sport
Ansu Fati do t’i mungojë Barcelonës për 30 ndeshje
Barcelona mori lajmin e hidhur nga takimi me Real Betisin, pasi Ansu Fati pësoi lëndim në menisk.
Talenti 18-vjeçar u fut në sallën e operacionit këtë të hënë, por u krye me sukses.
Sipas asaj që raporton, Mundo Deportivo, Ansu Fati do të humbë plotë 30 ndeshje te Barcelona në të gjitha kompeticionet.
Deri në rikuperimin e tij të plotë në mungesën prej pesë muajsh, lojtari nuk do të mund të luajë në 17 takime në Spanjë.
Talenti do të qëndrojë jashtë fushe për të gjitha takimet në Kupën e Mbretit, pavarësisht se sa arrin të shkojë skuadra katalanase.
Ai po ashtu do të mungojë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa nuk do të jetë as në disa prej fazës eliminatore, nëse Barcelona kalon në atë fazë.