Kosova
‘Antiamerikani Kurti, po e përdor Preshevën si kartë për veriun e Kosovës’
Krytari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se prej dy vitesh në Luginën e Preshevës, kryeminisatri Albin Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare atje. Sipas tij, kryeministri Kurti po e përdor Preshevën si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës
“Në Luginë të Preshevës kemi ketë proces dy vite tanimë, që Kurti jo vetëm që përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe dëmton shumë politikën shqiptaren në Luginë.
“Këtë po e bën sepse mendoj që Kurti ka afate të qarta nga ndërkombëtaret për draftin dhe implementimin e asociacionin, dhe unë nuk mendoj se Kurti do ta bëjë një gjë të tillë. Kjo do të çojë deri në pezullimin e liberalizimit te vizave, që është një dëm i madh për qytetarët e Kosovës” – theksoi Arifi, sipas te cilit, “Në këtë kontekst Kurti ka dashur që edhe në Luginë të ndërtojë një akt të ndërhyrjes flagrance në proceset demokratike, që ta çojë Luginën në zgjedhje dhe të ngrejë këtu struktura paralele me zgjedhjet në veri të Kosovës”
Por sipas Arifit, kjo gjë e dëmton shumë Luginën e Preshevës, pasi e bën të bezdisshme në sytë e ndërkombëtarëve. Ai po ashtu shtoi se me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Ai është duke ditur se Lugina e Preshevës është e humbur dhe thjesht do ta përdorë tanimë. Kjo është një fatkeqësi që po na ndodh me Albin Kurtin” – u shpreh Arifi, duke shtuar se kryeministri I Kosovën nuk është i interesuar për problemet e shqiptarëve kudo ndodhen, por është i interesuar për agjendën e tij personale.
“Albin Kurti do kujtohet si një populist i fuqishëm, patriot në thonjëza dhe antiamerikan” – theksoi Arifi