Connect with us

Politike

Anulimi i zgjedhjeve të 29 korrikut? Gjana: Merreni pjesë, procesi është legjitim

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në grupimin Basha, Jemin Gjana u ka bërë thirrje anëtarëve që ndjekin këtë grupim për të marrë pjesë në zgjedhjet ditën e nesërme për kreun e vulës. Gjana në një deklaratë për mediat ka deklaruar se pjesa e demokratëve që mbështesin rithemelimin e PD-së, nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje. Po ashtu ai ka shtuar se votimi është legjitim dhe se demokratët duhet të marrin pjesë.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë do jenë akoma më të nxehta. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.

Advertisement