Connect with us

Sport

Anulohet gara e notit për meshkujt në “Paris 2024”, shkak cilësia e ujit të Senës

Gara individuale e triathlonit( garë atletike ku përfshihet noti, çiklizëm dhe vrap) për meshkuj në Lojërat Olimpike Paris 2024 është shtyrë për shkak të niveleve të ndotjes në lumin Seine, njoftoi të hënën organi drejtues i sportit, World Triathlon.

Fillimisht i planifikuar për të martën, World Triathlon, ekipi i tij mjekësor, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe zyrtarët e qytetit të Parisit morën vendimin për të shtyrë garën e meshkujve për të mërkurën.

“Paris 2024 dhe World Triathlon ritheksojnë se prioriteti i tyre është shëndeti i sportistëve. Testet e kryera sot në Seine zbuluan nivele të cilësisë së ujit që nuk ofronin garanci të mjaftueshme për të lejuar mbajtjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp.

“Pavarësisht përmirësimit të nivelit të cilësisë së ujit në orët e fundit, leximet në disa pika të kursit të notit janë ende mbi kufijtë e pranueshëm”.

Stërvitja u anulua për të dytën ditë radhazi të hënën pasi testimi i cilësisë së ujit e konsideroi ujin të pasigurt për atletët, por organizatorët ishin të sigurt në atë kohë se gara e së martës do të shkonte siç ishte planifikuar.

Rreth 1.5 miliardë dollarë janë shpenzuar për të pastruar lumin përpara Lojërave dhe zyrtarët e Parisit kanë bërë një shfaqje të madhe për të shfaqur përshtatshmërinë e tij.

Kryebashkiakja e Parisit notoi në lumë në fillim të këtij muaji për të treguar besimin e saj në cilësinë e ujit të lumit dhe premtoi të vendoste një pishinë në lumë pas Lojërave. Edhe ministri francez i sportit ka shkuar për një shëtitje në Senë.

Advertisement