Connect with us

Politike

Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: S’ishte rastësi por regji…

Kryetari i Partisë sqë Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar regji të mirëmenduar të Edi Ramës vendimin që u dha dje nga Apeli për vulën e PD. Nga takimi me strukturat në Vaun e Dejës, me bindje u shpreh se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.

“Pushteti monist i Ramës ka detyruar 3 gjykatës që të shuajnë çdo shpresë kredibiliteti të kësaj drejtësia të dalë nga Rama-Forma. Nuk kam pasur asnjë iluzion që një vendim dje do të vinte, sepse vetëm një naiv dhe pa eksperiencë politike do mendonte që zvarritja prej një viti e vulës ishte rastësi. Jo, ishte regji e mirëmenduar e Edi Ramës. Vetëm një naiv mund të mendonte se ishte proces normal kur prokurori i përgjithshëm u zgjodh me 69 vota kur thuhet në Kushtetutë që duhet së paku me 84 vota. Vetëm një naiv mund të mendonte se do kishim gykata me kredibilitet kur përmes falsifikimeve të Dvoranit keni parë betime të gjyqtarëve te noteri privat te Lana. E dinë tani se kush është drejtësia e Edi Ramës.

Përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale të jurisprudencës, Rama tregoi panikun e thellë dhe njëkohësisht deligjitimoi plotësisht qeverisjen e vet ndaj çdo shpresë e tij se opozita do mund të mungojë më 14 maj të jetë e shuar për cilindo”, tha Meta.

Atje opozita do të jetë me 14 maj dhe do t’i kthejë zgjedhjet në një referendum për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Kemi pushtet vendor monist, diskriminues dhe tërësisht jo transparent. E vetmja bashki që figuron nga organizatat transparente është Bashkia e Shkodrës që i boton të gjitha veprimet e saj se drejtohet nga opozita bashkitë e tjera që drejtohen nga Rilindja janë shembulli i errësirës”, tha Meta.

Në përditësim…

 

Advertisement