Pinknews
Apeli i dha vulën Berishës/ Stresi: Tani të gjejnë vrimë e të futen këlyshat e komunistave
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si “Stresi”, njihet si një militant i Partisë Demokratike dhe kreut të saj Sali Berisha, teksa nuk mungon edhe në protestat e organizuara prej saj.
Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së, Sali Berishës, Stresi në një prononcim për “Ora News” shprehet se shtëpinë tënde nuk ta merr dot askush, teksa paralajmëron kundërshtarët politik, duke thënë “të gjejnë vrimë e të futen komunistat”.
Stresi: Është një thënie e vjetër që shtëpinë tënde nuk ta merr dot askush dhe nuk e zë dot askush. Të gjejnë vrimë e të futen komunistat me Erjona Veliajn, me Ed drogaxhiun e me gjithë këta këlysha komunistash.
Vetëm një gjë e kam edhe për patriotët e mi tropojanë, që na dolën kundër, ti marrin lopët e delet e të kthehen andej nga erdhën. S’ka gjë që na e merr shtëpinë tonë. Tropojanë që na kanë dalë kundër, të marrin lopët e të kthehen andej nga erdhën. Unë jam Arkimed Lushaj, berishian deri në vdekje. Do shihemi në protesta shumë shpejt.