Connect with us

Politike

Apeli i GJKKO i la në arrest shtëpie, Berisha dhe Malltezi tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton më 9 korrik rekursin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” e vendosur nga dy shkallët e gjyqësorit shqiptar, pas kërkesës së SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur se gjithashtu rekurs në këtë gjykatë ka bërë edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit, që ashtu si Berisha kundërshton masën e sigurisë.

Berisha dhe Malltezi po hetohen nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa hetimet përfshijnë nga shpërdorimi i detyrës te korrupsioni pasiv dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë Sokol Binaj.

Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Advertisement