Connect with us

Politike

Apeli i GJKKO rrëzon Berishën, avokati: Sot u vërtetua shkelja e Kushtetutës

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj foli për gazetarët, pasi Apeli i GJKKO vendosi që mos t’i lejojë Berishës që të shkojë në seancat plenare në parlament.

Gjokutaj theksoi se Apeli i GJKKO-së vepron me regji, duke shtuar se Apeli i Gjykatës së Posaçme  shkelmoi gjithashtu Kushtetutën e vendit.

“Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje”, u shpreh Gjokutaj.

Advertisement