Connect with us

Bota

Apeli i Papa Franceskut për paqe

Apeli i Papa Franceskut për paqe

“Apeli im i drejtohet para së gjithash Presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur që të ndalojë, edhe për hir të popullit të tij, këtë spirale dhune dhe vdekjeje. I drejtoj një thirrje edhe Presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze për paqen”.

Ishin këto disa prej fjalëve të Papa Franceskut gjatë reflektimit të tij në sheshin kryesor të Vatikanit

Ai gjithashtu i bëri thirrje protagonistëve të jetës ndërkombëtare dhe liderëve politikë të kombeve, të bëjnë gjithcka për t’i dhënë fund luftës dhe të mbështesin dialogun.

“Ju lutem, lëreni brezin e ri të thithë ajrin e paqes, jo ajrin e ndotur të luftës, që është çmenduri! Pas shtatë muajsh armiqësi, duhet të përdoren të gjitha mjetet diplomatike. Jepni fund kësaj tragjedie të tmerrshme” – Theksoi Francesku

Fjalët e Papës u shoqëruan nga një ton të shqetësuara për shkak të gravitetit të momentit, kërcënimit serioz të përplasjes bërthamore, që nuk ishte perceptuar kurrë kaq e afërt dhe teorikisht e pamenaxhueshme, një situatë që mund të përkufizohet më e keqe se kriza e raketave sovjetike në Kubë.

“Është shqetësuese që bota po mëson gjeografinë e Ukrainës përmes emrave të tillë si Bucha, Irpin, Mariupol, Izium, Zaporizhzhia dhe vende të tjera, të cilat janë bërë vende vuajtjesh dhe frike të papërshkrueshme. Kjo është absurde” – Tha Papa Francesku

Advertisement