Politike
Apeli iu dha vulën/ Salianji ftesë Bashës: Të hapen dyert për drejtuesit e mënjanuar të PD
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi t’i japë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji i bën thirrje grupit të Lulzim Bashës për t’u bashkuar, pasi sipas tij duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.
Ai shprehet se mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje, teksa thekson se është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojnë PD-në dhe të rrëzojnë qeverinë një ore e më shpejt.
Reagimi i Ervin Salianjit:
Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje!
Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.
Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria po.
Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!
Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!