Shkrime
Apeli në Bruksel dhe ora 400 mijë € e Tiranës

Nga Basir Çollaku/
Dje është zhvilluar në Bruksel seanca e parë e apelit e procesit “Shqiponja e Zezë”.
Ashtu si në seancat e gjykimit në shkallë të parë, ridolën në pah takimet në Aruba me avion privat me tematikë trafikun global të kokainës dhe ora 400 mijë € dhuruar në këtë ishull ekzotik një zyrtari shumë të lartë shqiptar në këmbim të një leje kulle në Tiranë.
E ç’janë 400 mijë € të qelbta?! Sa një e dhjeta e kopshtit Eden në Kryeministri. Sa 12 shishe verë Domaine de la Romanée-Conti të Burgonjës, Francë, ose sa 40 sahatë dore të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader. Se Ivo për një orë dore 10 mijë € e hëngri…
Mesa duket dikush që premton pasaporta të BE, do të jetë më i shpejtë se këto pasaporta për të përfunduar në ndonjë hapsane të BE.
Hajt se flasim!

