Lifestyle
Apendiciti, kur mund të shmanget operacioni?
Trajtimi me antibiotikë mund të zëvendësojë kirurgjinë standarde në rastet e apendiksit, pohon një studim i ri nga Universiteti i Uashingtonit i botuar në New England Journal of Medicine.Studimi përfshiu 1,552 pacientë me apendiksit akut nga 14 shtete për të siguruar një kampion të gjerë dhe të larmishëm të popullsisë. Pjesëmarrësit në hulumtim u ndanë rastësisht në dy grupe trajtimi: një me heqje kirurgjikale të apendiksit dhe një me antibiotikë.
Sipas gjetjeve:· më shumë se 70% e pacientëve që morën antibiotikë shmangën operacionin gjatë tre muajve të ardhshëm të ndjekjes;· të dy grupet e pacientëve kishin ritme të ngjashme rikuperimi një muaj pas trajtimit;· 3 nga 10 pacientë në grupin e trajtimit me antibiotikë duhej t’i drejtoheshin operacionit brenda tre muajve të ardhshëm, që do të thotë se 7 nga 10 e shmangën operacionin;· 11% e atyre që në fund kërkuan operacion u operuan brenda 48 orëve.Gjetjet, sipas ekipit hulumtues tregojnë se mijëra operacione mund të shmangeshin nëse mjekët i jepnin përparësi trajtimit me antibiotikë, veçanërisht gjatë periudhave. Përveç kësaj, pacientëve u jepet mundësia të zgjedhin se cilën rrugë trajtimi do të ndjekin, duke qenë se heqja efektive kirurgjikale e apendiksit shoqërohet me rreziqe, me afërsisht një në dhjetë pacientë që përjetojnë efekte anësore nga operacioni, siç janë infeksionet e lëkurës.Dr. David Talan, bashkë-hetues dhe profesor i Mjekësisë Emergjente dhe Sëmundjeve Infektive në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në UCLA tha: ” Në krahasimin e rezultateve të pacientëve të trajtuar vetëm me antibiotikë ose atyre që kishin një operacion për të hequr apendiksin, zbuloi se për të dy grupet kishte shërim të plotë brenda 30 ditëve.’Shkencëtarët që kryen provën ishin më të interesuar për shëndetin e pacientëve në muajin pas operacionit, duke gjetur nivele të ngjashme të simptomave të lidhura në të dy grupet.