Aktualitet
Aplikacion i ri/ Facebook rivalizon Twitterin
Kompania mëmë që zotëron Facebook-un, “Meta”, do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin.
Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter.
Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.