Pinknews
Arbana ndan copëza nga dasma në Toskanë! Tregon momentin e veçantë kur u përlot
Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë disa copëza nga kurorëzimi i dashurisë me partnerin e saj Eduart Grishaj të shtunën në Toskanë. Arbana është shprehur e përlotur, kur fustani i nusërisë i është dhuruar asaj nga organizatorët e dasmës në mënyrë që t’ia trashëgojë dhe vajzës së saj. Ajo ka publikuar disa imazhe nga dekori në dasmën e saj, ndërsa ashtu siç edhe kishte kërkuar ceremonia u mbajt shumë private nga të ftuarit e saj.