Connect with us

Politike

Arben Malaj bën thirrje për rebelim brenda PS: Rama i etur për gjak, do ua pijë juve

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj kryetarit të tyre Edi Rama. Në një intervistë Malaj deklaroi se një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj shefit të tyre Edi Rama. Në një intervistë për Syri TV, Malaj kishte një paralajmërim të fortë për ligjvënësit e mazhorancës.

Një ditë para seancës ku do të vendoset për imunitetin e Belinda Ballukut, Malaj deklaroi qartë se në një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Malaj komentoi edhe tërheqjen nga gara të kompanisë së vetme ofertuese për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano dhe akuzoi drejtuesit më të lartë, që nga kryeministri i vendit për mungesë transparence për këtë project strategjik.

Malaj theksoi se rënia e tenderit për Porto Romanon lë të hapur debatin për të ardhmen e një prej aseteve më të rëndësishme strategjike të vendit.

O zotërinj, doni të rrini besnik të Ramës, rrini, por Rama ka treguar që është i etur për gjak politik. Sapo të forcohet më shumë, aq më shumë gjak do thithë nga ju. Ramës duhet t’i dalin përballë disa burra në politikë. Janë 83 veta edhe nja sa i ka nga partia tjetër, 89 veta. O zotërinj, tani, në qoftë se ti betohesh me kushtetutë që do bëj gjithçka për vendin tim dhe bën gjithçka për karriken tënde që kushtëzohet nga humori i Ramës, kjo është tradhti, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. 10 veta po të jenë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, të abstenojnë. Ata e kanë vendosur sot që abstenimi quhet përjashtim. Nuk përjashton dot Rama sepse sa më shumë të përjashtojë, aq më i dobët bëhet. Por të kenë një burrëri, burra dhe gra ndaj vendit të tyre”, tha ai.

Advertisement