Connect with us

Kosova

Vizita e Burns në Ballkan/ Mulliqi zbulon të ‘fshehtat’: Kundër luftënxitjes së Vuçiqit…

Nga -Skënder Mulliqi

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) Villiam Burns këtyre ditëve qëndrojë në Sarajevë, Beograd dhe në Prishtinë. Pati mendime të ndryshme rreth vizitës së Burns në rajon. Retorika separatiste të Millorad Dodikut, që shumë kohë për të hedhur poshtë Marrëveshjen e Dejtonit për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe shqetësimi i administratës amerikane kanë bërë që Burns të takohet me krerët më të lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe me Millorad Dodikun , i cili u përkulë para shefit të CIAsë duke deklaruar së nuk është për shkëputje të Republika Srpska nga kjo republikë. Ai mbështeti fuqishëm edhe një herë integritetin territorial dhe sovranitetin e B i H-në.

Ura e Ibrit, fushëbetejë e përplasjes së mundshme të interesave të perëndimit dhe të lindjes?

Ardhja e kreut të CIA-s ka sjellë një klimë të re e të mirë politike, për Ballkanin. Vizita e tij pastaj Beogradit dhe Prishtinës dhe takimi me krerët më të lartë të shtetit, për mendimin tim, lidhet ekskluzivisht me inkurajimin e forcave përparimtare që veprojnë në këto shtete , dhe kundër logjikës luftënxitëse të Vuçiqit, Dodikut dhe Mandiqit të Malit të Zi. Ardhja e tij sigurisht ka të bëjë edhe më krimin e organizuar dhe terrorizmin .Burns deklaroj së ende kanë punë të pa përfunduar në Ballkan, përkatësisht së serbët nuk janë të integruar në strukturat euro atlantike, duke lënë për tu nën kuptuar lidhjet që po i mbanë Vuçiq i Serbisë me Putinin e Rusisë , që të dyja këto shtete më logjikë agresore ndaj vendeve sovrane në Evropë dhe në rajon.

Qëllim i vizitës në Beograd sigurisht ka të bëjë që Serbia të largohet nga çdo ndikim i Kinës dhe Rusisë , lidhje këto mjaftë të forta dhe të strukturuar të presidentit serb, më këto shtete të cilat pretendojnë të shkaktojnë kaos më qëllim të kthimit të ndikimit të humbur nga Lufta e Ftoftë në Ballkanin Perëndimor. Dhe , ishte nevoja e madhe për një kujdes më shumë të vizitës të pa pritur të drejtorit të CIA-së, Villiam Burns, së Ballkanin e presin ditë më të mira. Në Prishtinë ashtu edhe në Sarajevë drejtori i CIA-s është pritur në mënyrë zyrtare. Në Beograd kishte një takim të formës fshehte më Vuçiqin, ku duket së Burns e bëri më dije Beogradin të heq dorë nga retorika luftënxitëse. Prishtina ishte destinacion e fundit e Burns dhe shumë domethënës dhe përkrahës ndaj Qeverisë, që e vërteton edhe takimi me Kurtin, e jo ashtu siç po mendon dhe interpreton opozita inatqore me një pjesë të opionistëve.

Këto marifete është koha apo veç ka qenë moti, që opozita ti braktisë , se në pyetje është e ardhmja e Kosovës, e kjo është në interesin e Kosovës si shtet, dhe është në interesin e të gjithë shqiptarëve në hapësirat ballkanike. Burns, ka më shumë 33 vjet përvojë diplomatike. Ardhja në rajon është mbështetje për paqen dhe demokracisë dhe kundër të gjithë atyre që po kërcënojnë më luftë për përfitime territoriale në realizimin e idesë fashiste “ të gjithë serbët në një shtet”.Kjo vizitë e Burns forcon aleancat properëndimore dhe amerikane në Ballkan , e sigurisht së janë kundër aleancave të Serbinë, më Rusinë si kërcënuese e paqes edhe në këtë pjesë të botës. Vladimir Putin së bashku më serbin Aleksandër Vuçiq më kamarrillat e tyre në BH , në Mal të Zi dhe në veriun e Kosovës, kanë synime për pushtime të reja. Vizita në Beograd ishte këshillë dhe paralajmërim për Vuçiqin që të heq dorë nga kërcënimet dhe shantazhet për trazira ndaj kombeve të tjerë në rajon.

Advertisement