Kronike
Baret dhe restorantet kanë 15 mijë vende të lira pune

Baret dhe restorantet llogarisin mungesë të theksuar prej 15,000 vende të lira pune në sektor, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës. Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 50,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruar të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve. Shoqata e bareve dhe Restoranteve paralajmëron gjithashtu nga marsi do të ketë të fortë të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çjarave. Pwrfaqwsues tw kwsaj shoqate shtojnw se rritja e pagave pwr shkak tw mungesws sw fuqisw punwtore, wshtw shumw e lartw, ku kamarierwt tashmw nuk paguhen nwn 50 mijw lekw tw reja dhe kwtw kosto do ta nxjerrin nwpwrmjet rritjes sw ccmimeve. Edhe vlera e investimeve për rinovim baresh apo blerje të tyre është rritur 30 deri 40% më shumë për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit. Në kahun tjetër nga importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera është paralajmëruar rritje e çmimeve 7-8% më shumë se vjet”, Në vend janë gjithsej 17 mijë bare, nga 23 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

