Aktualitet
Arian Çani: Amerikanët kanë takuar liderin e ri që do i dalë përballë Ramës, nuk është as Bardhi e as Berisha
Gazetari Arian Çani është shprehur se amerikanët kanë takuar nga rivalët e kryeministrit Edi Rama, vetëm drejtuesin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Ai tha se Lapaj është një rival që ndoshta nuk vjen dot në pushtet në vitin 2025 në Shqipëri, por mund të vijë në vitin 2040.
Ai tha gjithashtu se amerikanët ndryshe nga koha e ish-kryeministrit Berisha, tani jo vetëm që nuk e kundërshtojnë qeverinë shqiptare, por i bëjnë edhe komplimenta.
“Janë të gjitha shenja këto. Tani amerikanët jo vetëm që nuk thonë gjë kundër qeverisë si më parë, por i bëjnë komplimenta. Shumë gjëra të tjera nuk bëhen pa lejen e amerikanëve. Ti thua duhet të kishin takuar një rival. E kanë takuar.
Jeni dakord me mua tani. Ore zotëri se ne e marrim jetën sikur është deri në 2025. SHBA sheh se kush janë njerëzit më karizmatik përveç Ramsit? Lapaj a doli pas Ramës në sondazhin e Barometrit për mendimin pozitiv”, tha Çani.