Connect with us

Aktualitet

Arian Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë.

Çani tha se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.

Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi.

“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ana tjetër e medalies, pse unë jam i kënaqur me këtë që ndodhi, me këtë event, me këtë ngjarje, sepse më në fund edhe pala tjetër e kuptoi më në fund se nuk bëhet më shaka me Shqipërinë.

Edhe nëse deri dje Greqia flinte gjumë sepse kishte vetëm probleme me Turqinë, tani kthejmë kokën dhe shikojnë se ka një Turqi të dytë. Për herë të parë Athina zyrtare kuptoi se nuk bëhet me shaka, nuk është një njeri ky që sot është nesër nuk është.

Kuptoi se kemi të bëjmë me një lider të përmasave që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Sot Greqia kuptoi se është e rrethuar nga Turqia numër një që është ajo e Erdoganit dhe nga Turqia dy që është Shqipëria. Kjo është bazë turke”, tha Çani.
Advertisement