Bota
Arktiku, arena e radhës e konfliktit/ Lavrov: Jemi gati për luftën me Aleancën e Atlantikut
Rusia është “plotësisht e gatshme” për një konflikt me NATO-n në Arktik, paralajmëroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Ne shohim NATO-n duke shtuar stërvitjet në lidhje me krizat e mundshme në Arktik”, tha Sergej Lavrov, sipas medias shtetërore ruse.
“Vendi ynë është plotësisht i gatshëm të mbrojë interesat e tij ushtarakisht, politikisht dhe nga pikëpamja e teknologjive të mbrojtjes”, shtoi ai.
Komentet e Lavrov shënojnë raundin e fundit të reagimeve të forta nga Kremlini, i cili në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar të fillojë luftën bërthamore kundër NATO-s dhe aleatëve të saj në vitet e fundit.
Lavrov paralajmëroi se “Arktiku nuk është territor i aleancës së Atlantikut të Veriut” dhe tha se vende të tjera joarktike, si Kina dhe India, kanë interesa atje.