Connect with us

Politike

Arlind Qori nuk përmbahet: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze

Detaje të reja vijojnë të dalin nga dosja e SPAK për Berishën lidhur me aferën e kullave tek ish-klubi Partizani. Më shumë u diskutua në një emision televiziv me kryetarin e Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe gazetarin Albi Xhunga.

Për Arbër Hitajn, Qori u shpreh se kemi të bëjmë me një familje që ka përdorur pushtetin për tu pasuruar. Por, shprehet ai, SPAK duhet të shkojë më tutje edhe për politikanë të tjerë.

‘Do doja që SPAK jo vetrëm ti thellonte hetimet por ti shtonte hetimet edhe për politikan të tjerë. Më vjen keq që këtë fat nuk e kanë ende zoti Rama, Veliaj, Basha apo Meta. Nuk jam nga ata që mendojnë se është burgosur Nelson Mandela. Ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe familjarët. Këtë bëjnë politikisht në Shqipëri. Janë goxha të pasur që përfitojnë. Korrupsioni është i thellë, tërësisht i shtrirë në spektrin partiak. Por hetimet duhet të ishin shtrirë dhe më thellë.’

Sipas Xhungës, dosja është shokuese dhe dëshiron që familja Berisha të dënohet si një familje mafioze.

‘Dosje shokuese. Ka disa momente pikante për të qeshur. Vihet re që njëri nga bashkpëunëtorët Xhimi Begeja, e quan Argita Malltezin, goca e familjes. Nëse do shikojmë dosjen, nënkuptohet se ku fillon e mbaron shteti. E ku fillon e mbaron familja. Çdo gjë funksiononte nën drejtimin me dorë të hekurt të zotit Berisha. Bektashi zërin e shpenzimeve e quante kontribut patriotik.

Shikojmë se si bija e Berishës kanë përfunduar me qindra mijëra euro konsulence. Nëse ky çift do ishin konsulent kaq të aftë pse nuk i kanë paguar kaq mijëra euro para se Berisha të ishte në pushtet, apo pasi la pushtetin. Malltezi ble 1 euro metrin tokë në Porto Romano dhe ia shet Damir Fazllic, sa frëngu pulën. Me nuhatjen e tij të biznesit e dinte se aty do kishte zhvillim biznesi? Do doja që në finale, familja Berisha të dënohet si familje mafioze. Ka drejtuar shtetin shqiptar si familje mafioze. Kupola e vërtetë e shtetit ishte familja, jo qeveria.’

Advertisement