Sport
Armando Broja thyen heshtjen: Kjo është marrëdhënia ime me Sylvinhon dhe Kombëtaren
Armando Broja ka reaguar me një shkrim të gjatë në Instagram lidhur me çështjen e mos-grumbullimit në Kombëtare. Sulmuesi i Chekseat sqaron një herë e mirë polemikat ku thuhet se ka probleme me trajnerin Sylvinho. Broja hedh gjithçka poshtë dhe i jep të drejtë brazilianit për vendimet e fundit.
“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi Kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua Kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbisja 1 vit të Kombëtares për shkak dëmtimi dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin
Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet në Gjermani. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët, si dhe menaxherin. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fndit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja.”