Connect with us

Sport

Armando Sadiku përmbys ndeshjen në Indi, i jep fitoren Mohun Bagan në Superkupë

Armando Sadiku ka shënuar golin e gjashtë këtë sezon në Indi. Skuadra e tij, Mohun Bagan fitoi 2-1 me përmbysje kundër Sreenidi Decan për turneun e Superkupës së Indisë. Dueli u zhbllokua në minutën e 28-të me Uilliam. Ndërkohë që Cummings në të 39 minutë barazoi gjithçka, për t’i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër. Fraksioni i dytë ishte i duhuri për vendasit, që do përmbysnin me Armando Sadikun. Në të 71 minutë elbasanasi ndoqi bukur një aksion dhe e dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë tri pikë të tijve, në ndeshjen e parë të Superkupës, një turne ky me katër skuadra.

Advertisement