Bota
Armën në kokë dhe tentoi ta vriste, arrestohet autori
Një burrë është arrestuar në Buenos Aires pasi i drejtoi armën zëvendëspresidentes Kristina Kirchner teksa ajo po dilte nga makina e saj.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Sigurisë, Anibal Fernandez. Disa kanale televizive kanë transmetuar një imazh të një personi që synon kokën e Kirchner-it ndërsa ajo zbret nga makina që e çoi në shtëpi në lagjen Recoleta të Buenos Aires. Burri, i cili nuk qëlloi, i ishte afruar Kirchner në turmën e pritjes për ta përshëndetur dhe për t’i kërkuar një autograf.
Reuters shkruan se Kirchner nuk u dëmtua.
“Një burrë i drejtoi një armë zjarri në kokë dhe e tërhoqi këmbëzën. Cristina është ende gjallë sepse, për disa arsye që ende nuk janë konfirmuar, arma … nuk shkrepi,” tha Presidenti Alberto Fernandez në një fjalim televiziv.
Presidenti tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba.
“Kjo është ngjarja më e rëndë që kemi kaluar që kur Argjentina u kthye në demokraci,” tha ai.
Fernandez de Kirchner është në gjyq me akuza për korrupsion dhe qindra mbështetës ishin mbledhur jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires kur ndodhi sulmi.