Connect with us

Bota

Armëpushimi 3-ditor nga Putin/ Reagon Shtëpia e Bardhë, zbulon kërkesën e Trump

Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend të ndonjë pauze të përkohshme në luftime, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Karoline Leavitt foli pak pasi Vladimir Putin njoftoi se do të urdhëronte të gjitha forcat e Moskës të ndalonin luftimet nga 8-11 maji, që përkon me festimet e Rusisë që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“E kuptoj që Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm së pari për të ndaluar vrasjet dhe gjakderdhjen”, tha Leavitt.

Advertisement