Connect with us

Kronike

Armiku i Arben Ndokës/ Del FOTO e “Leksit të Druve” që u arrestua në Milano

Personi që shihni në foton e mësipërme është 47-vjeçari Aleks Ndreka, i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”, një personazh i njohur i botës së krimit në Lezhë.

Ai u arrestua në Milano të Italisë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, pasi SPAK e ka shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, teksa akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në vitet e fundit, Aleks Ndreka u ka shpëtuar tre atentateve, ku i fundit ishte nga ajri, ku kundërshtarët kanë tentuar ta eliminonin fizikisht përmes një droni, por nuk ia arritën dot.

Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Po ashtu, edhe marsin e vitit 2022 drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por nuk e zuri asnjë plumb.

Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Atentatet ndaj tij dyshohet se janë kryer nga ky i fundit, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi nga bisedat e zbërthyera në “Sky Ecc” rezultonte se kërkonte ta eliminonte me çdo kusht “Leksin e Druve”.

Advertisement