Connect with us

Rajon

Armiku i betuar bie në dashuri, çfarë mesazhi i dërgoi Vuçiç, Putinit

Aleksandër Vuçiç është i vetmi president në tokën evropiane, i cili, përveç liderëve të caktuar të ish-republikave sovjetike, ka uruar Vladimir Putinin për fitoren e tij në zgjedhjet në Rusi. Është e vërtetë, nga ana tjetër, se përveç Putinit, kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, askush nuk e ka uruar Aleksandër Vuçiçin për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e dhjetorit.

Kujtojmë se ato zgjedhje u shënuan nga BE-ja dhe ODIHR-i si të parregullta, me kërkesa për ndryshimin e kushteve zgjedhore, para zgjedhjeve të përsëritura në Beograd.

Vuçiç, përkundër pretendimeve se SNS ka një shumicë ligjore, por jo legjitime, me sa duket ka pranuar të përsërisë zgjedhjet në kryeqytet, për shkak të presionit nga Perëndimi.

Zgjedhjet në Rusi, gjatë fundjavës së kaluar, u zhvilluan në kohën e agresionit dyvjeçar të regjimit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës, mohimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve atje, duke kulmuar me vdekjen e Alexei Navalny, luftëtarit më të ashpër kundër presidenti rus, vetëm pak javë para zgjedhjeve.

Në rrethana të tilla dhe pas dyshimeve serioze, rezolutave dhe dokumenteve të ardhura nga BE-ja dhe OSBE-ja, lidhur me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar në Serbi, Aleksandër Vuçiç përgëzoi diktatorin rus për fitoren e tij në zgjedhje.

Po çfarë mesazhi i dërgon Vuçiç, Putinit, BE-së dhe në çfarë situate i vendos qytetarët e Serbisë ai duke uruar Presidentin e Rusisë për fitoren e tij në zgjedhje?

“Natyrisht, urimet për Putinin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk mund të lihen jashtë vëmendjes”- tha për Danas, Sreçko Gjukiç, ish-diplomat dhe ambasador serb në Bjellorusi.

Siç shton ai, kjo pa mëdyshje konfirmon se Beogradi mban marrëdhënie me Moskën në shumë nivele, se ato janë aktive dhe thelbësore dhe se diçka po i komunikohet edhe publikut.

“Sa të suksesshme dhe produktive janë ato marrëdhënie është një pyetje tjetër, veçanërisht për çështjen e Kosovës. Domethënë, derisa Kosova dhe zgjidhja e çështjes aë saj janë në duart e Perëndimit, Beogradi po përpiqet ta zgjidhë atë me Moskën, “armikun e betuar perëndimor”. Por tërheqja e Serbisë në anën ruse duket se po rritet çdo ditë e më shumë, jo vetëm kur bëhet fjalë për Kosovën” – beson Gjukiç

Nga kjo mund të konkludohet, thotë ai më tej, se pozita e Serbisë ndaj Perëndimit, vetëm sa po komplikohet. “Besoj se Beogradi ka vendosur të presë fitoren e Rusisë, botës multipolare dhe rendin e ri ndërkombëtar”- ka potencuar Đukiç.

Sipas Borko Stefanoviç, nënkryetar i Partisë seebe, Liri dhe Drejtësi dhe deputet, urimi i Vuçiçit për Putinin për fitoren e tij zgjedhore është një kthim i borxhit ndaj presidentit rus, i cili, së bashku me Orbanin dhe Erdoganin, ishte i vetmi që uroi SNS-në për fitoren në zgjedhjet e dhjetorit.

Ai shtoi se në këtë mënyrë Vuçiç po e distancon Serbinë nga e ardhmja evropiane, e cila është garancia e vetme për një jetë normale.

Advertisement