Politike
Armiku i mikut tim është dhe armiku im/ Berisha sulmon Erdoganin

Arrestimi i liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij, për kreun e demokratëve shqiptarë Sali Berisha, është një përpjekje për një Turqi pa opozitë.
Në një postim në Facebook Berisha dënon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit. Sipas tij ky është një akt i rëndë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.
Arrestimi i liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij, për kreun e demokratëve shqiptarë Sali Berisha, është një përpjekje për një Turqi pa opozitë.
Në një postim në Facebook Berisha dënon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit. Sipas tij ky është një akt i rëndë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm
“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”,shkruan Berisha.
Arrestimi i kreut të opozitës turke ka shkaktuar protesta të forta në Turqi, ndërsa presidenti Erdogan e ka cilësuar hipokrite opozitën.

