Connect with us

Bota

“Armiku ka kaluar vijat e kuqe”/ Kreu i Hezbullahut fjalim emergjent pas shpërthimit

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasralah ka mbajtur fjalimin e parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban. Ai tha se sulmet me pajisjet pager kishin synim që të vrisnin 4000 njerëz në të njëjtën kohë. “Ky është synimi i armikut dhe kjo ishte përmasa e qëllimeve kriminale”, ka thënë ai.

Nasrallah u shpreh se ky veprim kriminal mund të quhet ndryshe ndoshta edhe “gjenocid” apo “masakër”. Ai theksoi se “Izraeli armik ka kaluar vijën e kuqe”

“Shpërthimet ndodhën në spitale, në tregje, farmaci, në dyqane, shtëpi e makina. Kjo është e tmerrshme, sepse në rrugë ka shumë civilë, duke përfshirë gra e fëmijë”, u shpreh ai.

Ai tha se Hezbollahu do të hetojë kompanitë e përfshira në prodhimin dhe shitjen e pagerëve, si dhe mënyrën se si janë shpërndarë.

“Kjo mund të quhet deklaratë lufte. Ne kemi marrë një goditje shumë të rëndë. Kjo është gjendja e luftës. Përmes kësaj përvoje dhe mësimeve të saj, ne do të jemi më të fortë e më të fuqishëm”, deklaroi Nassrallah.

Advertisement