Connect with us

Bota

Arratisje si nëpër filma, i riu shqiptar del nga ‘shtëpia e barit’ dhe kërcen çati më çati

Në fotot e mëposhtme është momenti kur një i ri shqiptar ka tentuar të arratiset, teksa policia britanike ka bastisur banesën ku kultivohej kanabis.

Mediat britanike kanë kapur momentin dramatik kur shqiptari del nga dritarja e shtëpisë në Worcestershire dhe vrapon duke kërcyer nga njëra çati në tjetrën.

Policia thotë se brenda banesës u gjetën 60 bimë që do të prodhonin kanabis me vlerë rreth 50 mijë paund.

Por tentativa e 19-vjeçarit shqiptar për t’u arratisur ka dështuar pasi policët kishin rrethuar të bllokun. Ai ka rënë në pranga vetëm pak çaste më pas.

 

Advertisement