Kronike
Arrest me burg për Alda Klosin, Dobi po lehtëson veten

Masa “arrest me burg” iu dha ish-zyrtares, Alda Klosi, e cila aktualisht është e shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore. Pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza” ishin gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, Mirela Zavalani. Gjyqtari Arben Micko e zhvilloi masën në gjykatë penale të Tiranës. Avokati Ilirian Muho që përfaqëson Alda Klosin tha se masa ndaj klientes sw tij nuk ishte e drejtë. Më tej, Avokati muho tha se deklarimet e Rozeta Dobit janw thjesht pwr tw lehtwsuar pozitat e saj. Mbi ish-zyrtaren Alda Klosi rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi. Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta Dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur. Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka thënë se ka parë shumë para të cilat vinin me kuti dhe ishin të fshehura në disa shtëpi të ish-zyrtares Klosi. Dobi implikon dhe persona të tjerë që kishin kontakt me zyrtaren përfshi dhe ish ministrin Arben Ahmetajn me të cilin sipas saj Alda Klosi kishte raport personal.

