Kosova
Arrestim politik në mes të ditës/ Dardan Molliqaj merret nga njësia speciale, reagim i ashpër

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i saj, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, teksa ishte rrugës për një takim.
Në reagimin e PSD’së thuhet se ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti.
“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike. Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së”, thuhet në njoftim.
PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.

