Connect with us

Kronike

Arrestimi i Admir Tutaj, mediat kolumbiane: Armët e tij përdoren nga grupet terroriste në Britani

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i një nga kokat kryesore të trafikimit të armëve në tregun botëror, 25-vjeçarit shqiptar Admir Tutaj në Kolumbi.

Mediat kolumbiane shkruajnë armët e trafikuara do të përdoreshin nga mafiozët shqiptarë, të lidhur me grupet terroriste që kryejnë krime në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky person është kërkuar me njoftim të kuq nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar të Shqipërisë”, theksoi komandanti i Policisë së Barranquilla.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado, në Bogota, për t’u ekstraduar në Shqipëri.

Advertisement