Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Ahmetaj? Avokati zbulon nëse ish-ministri është larguar

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar urdhrin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. E ftuar në një emision televiziv, Klodiana Lala shtoi se ndër akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Financave, është pastrimi i parave. Vetëm për këtë, ish-zv.kryeministri rrezikon deri në 14 vite burg.

“Ahmetaj ka të drejtë të kërkojë sqarime ose të kundërshtojë provat në këshillin e mandateve. Krahas Ahmetajt ka edhe shumë persona për të cilët SPAK pritet të kërkojë masën arrest me burg, ndaj prokurorët kanë kërkuar që seanca të bëhet me dyer të mbyllura. Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nuk e ka më veprën shpërdorim detyre në këtë dosje. Ka akuzën për korrupsion në 6 raste, si edhe pastrimin e parave që shkon deri në 14 vite burgim nëse vërtetohet se Ahmetaj ka qenë i përfshirë. Avokati i tij, Erik Ligori ka deklaruar për Neës24 se Ahmetaj do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve,”- u shpreh ajo.

Ndërsa avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, zbuloi se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në territorin shqiptar dhe do të marrë pjesë nesër në Këshillin e Mandateve. Duke mohuar kështu zërat se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe se në Kuvend nesër do ta përfaqësojnë avokatët e tij.

Advertisement