Politike
Arrestimi i Belerit/ Kaso: Në mes të Europës kemi të burgosur politik
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i është bashkuar protestës që po mbahet këtë pasdite në Himarë, për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.
Gjatë fjalës së tij, Kaso u shpreh se arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale, ndërsa shtoi se është turp që në mes të Europës të kemi një të burgosur politik.
Kaso: “Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai.