Rajon
Arrestimi i Belerit/ Dendias: Do të ankohem në Bruksel
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka deklaruar se në takimin e sotëm në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së do të ngrej çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. I pyteur nga gazetarët, Dendias tha se do të ketë një takim me homologen shqiptare Olta Xhaçka në lidhje me këtë çështje. Me Xhaçkën Dendias paralajmëroi një bisedë interesante pas zhvillimeve të fundit.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Beleris. Dhe prej andej, kam ndërmend të takohem më pas me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Dendias.