Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Beqajt/ Paloka: Drejtësi me regji! Hajduti më i madh është 2-metroshi tjetër

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Edi Paloka ka folur për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.

Sipas Palokës, kjo është një drejtësi me regji, pasi të gjithë prisnin që Beqaj të arrestohej për të gjithë ato skandale të njëpasnjëshme kur ky ishte ministër i Shëndetësisë, për miliona e miliona euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve që edhe sot e kësaj ditë shkojnë në xhepat e njerëzve të Ramës.

Paloka shprehet se Beqaj është një nga hajdutët më të mëdhenj që është arrestuar sot, por nuk është më i madhi, pasi më i madhi është ai 2-metroshi tjetër, kryeministri Rama.

Kjo që ka ndodhur është një strategji, jo vetëm me Beqajn por me të gjithë ata para Beqes është ndjekur dhe ne e kemi denoncuar si drejtësi me regji. Pra çdo gjë është e kontrolluar nga Rama dhe këta hajdutët, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj që është arrestuar sot por nuk është më i madhi, pasi më i madhi është ai 2-metroshi tjetër.

Çfarë po ndodh me të gjithë këta? Të gjithë mendonin se të paktën Beqajn e kishte SPAK në hetim dhe do ta arrestonte për të gjithë ato skandale të njëpasnjëshme kur ky ishte ministër i Shëndetësisë, për miliona e miliona euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve që edhe sot e kësaj ditë shkojnë në xhepat e njerëzve të Ramës dhe të Beqës.

Sot papritur pamë njoftimin e SPAK se Beqaj qenka arrestuar për ca mijëra euro që paska çuar në restorantin e tij të fshehtë, të fshehtë e di e gjithë Tirana që është restoranti i Beqës por skandali është që po e marrin në ndjekje penale për një hiç gjë në krahasim me atë që ka bërë në të vërtetë ky, dëmin e madh që i ka bërë ky shqiptarëve dhe jo vetëm në para por të gjitha ato skandale të Onkologjiku, shëndetësia që kemi sot që është në kushte më skandaloze, ku në raportin e fundit, shqiptarët ishin populli që kishin paguar më shumë për shëndetësinë në Evropë.”- tha Paloka në syritv.

Advertisement