Aktualitet
Arrestimi i ‘boss-it’ turk, ish e dashura e tij: Më zhgënjeu
Arrestimi i turkut Faruk Fatih Ozer në Shqipëri bëri bujë të madhe ditën e sotme.
“Boss-i” turk i kriptomonedhave rrezikon 40 vite burg, pasi akuzohet për mashtrim dhe krijim të organizatës kriminale.
Ndërkohë, lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ish-e dashura, Eslem Sena Nur.
Nur ka folur për median turke Haber Turk, dhe ka thënë se Faruk ka qenë një djalë shumë i mirë dhe se prej tij nuk e priste diçka të tillë.
“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja këtë gjë prej tij. Ozer jetonte me familjen në qytetin e Beykoz. Mua nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për paratë e kriptomonedhave. Mbaj mend që më ka thënë se ka pasur një kompani jashtë shtetit, në Singapor. Ai ishte fëmijë i një familjeje të pasur. Ne u ndamë për shkak të xhelozisë”, mësohet se ka thënë ish e dashura.
28-vjeçari u arrestua sot në Himarë, në një aksion që u zhvillua nga Policia e Elbasanit, ‘FAST Albania’ dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Policia sekuestroi aparate celularë, laptopë, karta banke etj.