Connect with us

Politike

Arrestimi i bujshëm i Veliajt prish planet e Ramës, kryeministri kthehet nga Shkodra me urgjencë drejt Tiranës

Kryeministri Edi Rama është nisur menjëherë drejt Tiranës pas zhvillimit të bujshëm në kryeqytetin e Shqipërisë.

Menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri ka anuluar të gjitha takimet e programuara për në Shkodër dhe është nisur drejt Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Shkodër ku dhe mori pjesë në takimin prezantues të dy projekteve të rëndësishme për qytetin; Rilindjes së Muzeut të Kujtesës, si dhe rindërtimit të hapësirës përreth Xhamisë së Madhe Shkodrës.

Burime për mediat bënë me dije se në axhendën e kryeministrit për orët në vijim ishin të planifikuara dhe disa takime në kryeqendrën e veriut, mirëpo arrestimi i një prej të “vetëve” solli dhe anulimin e tyre.

Advertisement