Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Cllevios/ Reagon policia: Ka përndjekur Noizy-n

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Kleviol Ahmetit (Cllevios). Sipas forcave blu, Cllevio ka përndjekur disa herë në rrjetet sociale reperin Noizy. Ahmeti është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës. Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton Policia.

Advertisement