Aktualitet
Arrestimi i Dakos për një ‘pallat’, avokati i banorëve: U kryen tre shkeljet

Avokati Baftjar Rusi tha se padia e banorëve u depozitua në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar pallatin me dëme të pjesshme që dyheshin riparuar, ndërsa banorët këmbëngulën për shembjen e tij dhe ndërtimin e një objekti të ri në të njëjtën truall. Banorët ishin të vendosur që duhej rivlerësim sepse pallati kishte zhytje dhe anim, pra ishte i pabanueshem. Në këtë pikë erdhen tek unë dhe bëmë padinë në SPAK. Gjatë hetimit u konstatua se kishte disa shkelje në lejen e ndërtimit dhe në zbatim, ku më kryesorja studimi gjeologjik i tokës.
Më tej avokati Rusi, shton se duhen bërë hetime të thelluar edhe për objekte të tjera në Durrës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“I bëj thirrje SPAK të nise hetimet kryesisht sepse janë bërë rikuperime në pallate të tjera”, shton avokati./shqiptarja.com

