Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i inspektorëve/ Toska nuk donte vetëm lek, kërkoi edhe viç të therur

Sot, në Elbasan u arrestuan 5 inspektorë të Policisë në Elbasan pasi akuzohen korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Ndërkohë mësohet se një nga inspektorët e policisë Elbasan, i ka marrë një qytetari përveç parave, edhe një viç të therur.

Konkretisht inspektori është identifikuar si Çelnik Toska, i cili aktualisht po mbahet në “arrest shtëpie”.

Mësohet se Toska i ka marrë Zenel Taragjinit dhe babait të tij, Lirian Taragjini, një viç të therur dhe kjo në këmbim të lirimit të një automjeti, që ishte bllokuar nga policia e Elbasanit.

Advertisement