Aktualitet
Arrestimi i Jorgo Goros/ Çfarë po paralajmëron Lubonja: Rama duhet të ketë frikë
Analisti Fatos Lubonja, në një emision televiziv komentoi arrestimin e Jorgo Goros me urdhër të SPAK.
Lubonja theksoi se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama vetë duhet të ketë frikë. Ai shtoi se drejtësia duhet t’i shkojë në fund hetimeve për tjetërsimin e pronave në Himarë. Po ashtu, për Lubonjën, me arrestimin e Goros, iu dha argument Greqisë, për të thënë se këtu ka drejtësi për çdo individ.
“Ne nuk dimë nëse veprimi i SPAK është i pavarur apo SPAK vepron sërish me regji. Unë mendoj se Goro u arrestua më së shumti për të provuar që këtu vepron drejtësia dhe drejtësia vepron edhe me Jorgo Goron. Pra, për të qetësuar Greqinë, për t’i dhënë një argument shtetit grek. Dyshimet sërish janë se SPAK vepron me regji të Ramës. I vetmi që ka garaci dhe mbështetje të kryeministrit është Artan Gaçi.
Ndërkohë, që Sali Berisha u arrestua vetëm pse ka ndryshuar një ligj. Nuk shikoj që SPAK të veprojë kështu edhe në këtë rast, ka prangosur vetëm Goron, nuk shkon tek ata që ndryshojnë ligjet. SPAK nuk i ka shkuar mekanizmit deri në fund. Nëse SPAK do të kërkonte drejtësinë e plotë, Rama duhet të ketë frikë. Por, kemi arrestimin e Goros për të argumentuar “agresionin” e Greqisë. Unë besoj se drejtësia është e kontrolluar dhe jo e pavarur”, u shpreh Lubonja.