Aktualitet
“Arrestimi i Metës u vulos në gusht”, Karamuço zbulon kush janë personat që ‘fundosën’ ish-presidentin
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në studion e “Top Story-t” se kush janë personat që zbuluan informacione që çuan në arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta.
“E dinte që do arrestohej, Është thirrur së bashku me bashkëshorten. Është marrë dhe celulari ai i dinte këto. E dinim të gjithë që do arrestohej. Ishte thënë për në korrik, u vulos në gusht”, tha Karamuço.
“Meta është ndjekur gjatë gjithë kohës deri sa është afruar në Tiranë dhe jo afër qendrës që mos krijoheshin më shumë trazira. Është zgjedhur vendi ku është rënduar trafiku, është bërë bllokimi. Policët janë të identifikuar, janë prezantuar si të tillë. U kanë dhënë vendimin e gjykatës për shoqërimin e tyre në polici. Nuk ka as automatik, t’i lëmë këto filmat e Netflix-it”, tha eksperti.