Connect with us

Politike

Arrestimi i personave me rrezikshmëri të lartë, Balla: Nuk mund t’i fshihen drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Durrësi u shpreh se policia do të ketë mbështetjen e domosdoshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjithashtu ai shtoi se edhe në Durrës edhe në Tiranë ka një numër të madh personash që janë në kërkim, duke theksuar se duhet të ketë një plan masash për të garantuar që askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë.

“Në Durrës ka personazhe të rëndësishme të botës së krimit që duhen gjetur, arrestuar dhe vendosur para drejtësisë. Dua t’u garantoj që secili ka mbështetjen time maksimale, por edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama”, tha më tej Balla.

Advertisement