Bota
Arrestohen 90 persona nga sulmi në gjykatën e Stambollit
Nëntëdhjetë janë arrestuar në lidhje me sulmin e armatosur të martën, në Gjykatën e Stambollit. Të arrestuarit kanë lidhje me organizatën e së majtës ekstreme ” Partia-Fronti Revolucionar Popullor Çlirimtar ”(DHKP/C).
Ditën e djeshme, 2 persona të armatosur tentuan të kalonin postbllokun e policisë në hyrje të gjykatës. Gjatë sulmit me armë zjarri ka mbetur i vrarë një civil që ndodhej në vendngjarje, si dhe autorët e sulmit, një burrë dhe një grua.
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya, tha se ata ishin anëtarë të DHKP/C, një organizatë me aktivitet të gjerë të armatosur në të kaluarën.Gjatë përleshjes janë plagosur edhe 5 persona të tjerë, tre prej tyre policë.