Connect with us

Kronike

Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka lokalizuar dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Gjermani u kap 21-vjeçari Danjel Lalaj, i akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal në trafikun e drogës, ndaj të cilit GjKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej vitit 2021.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar u ndalua 25-vjeçari Bekim Çelaj, i cili ishte i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, me masë sigurie “Arrest në burg” që prej vitit 2022.
‘-kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.’, njofton policia.

Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tyre në Shqipëri.

Lajmi ne perditesim…

Advertisement