Kronike
Arrestohen dy vajza braziliane në Durrës, e kishin kthyer apartamentin në bazë prostitucioni
Dy shtetase nga Brazili janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni dhe përfshirje në veprimtari të tjera të paligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar në pranga ranë shtetaset me inicialet N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, të lindura dhe banuese në Brazil.
Ato dyshohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë operacionit u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një shtetas 22-vjeçar nga Durrësi për veprën penale “Prostitucioni”.
Po ashtu, në gjendje të lirë u procedua edhe pronari i ambienteve të marra me qira, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash, tetë telefona celularë, një DVR, karta telefonike, dy blloqe shënimesh, si dhe dy sasi të vogla të një lënde të dyshuar narkotike kanabis.