Connect with us

Kronike

Arrestohet 57-vjeçari i rrezikshëm, i biri vrau efektivin e policisë në Fier

Policia e Shtetit ka arrestuar një 57-vjeçar të rrezikshëm, i dënuar më parë për vrasje, i cili lëvizje në Fier me armë pa leje. Në pranga ra Petrit Mernica, i cili është edhe babai i Azgan Mernicës, i riu që vrau efektivin e Forcave Shqiponja në Fier, 1 vit e gjysmë më parë.

Aksioni u ndërmor pas informacioneve operative për një shtetas që lëvizte i armatosur në zonë. Gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, efektivët ndaluan dhe kapën në flagrancë shtetasin Petrit Mernica, banues në fshatin Sulaj. Gjatë kontrollit, atij iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë dhe dy krehera, secili me nga 7 fishekë, të gjithë me municion luftarak.

Menjëherë pas ndalimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan 57-vjeçarin, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vrasje.

Arma e zjarrit dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Operacioni/ I dënuar më parë për vrasje, lëvizte i

Advertisement